Sport
Kjo video ka bërë xhiron e botës/ Lojtarët dhe tifozët qajnë prej Ronaldos

Video e publikuar nga një tifoz ku shfaqen të gjitha momentet kur Cristiano Ronaldo ka bërë për të qarë tifozët e ekipeve kundërshtare apo dhe lojtarët rivalë, ka bërë xhiron e botës. Edhe pse kjo video ka kohë që është publikuar është risjellë sërish në vëmendjen e tifozëve gjatë ditës së djeshme nga SPORTbible.

Portugezi ka pasur një karrierë të shkëlqyer në të gjitha klubet ku ka luajtur, por gjithmonë ka lënë kujtime të këqija te tifozët kundërshtarë.
Tifozët e Atletico Madridit ‘dridhen’ sa herë dëgjojnë emrin Cristiano Ronaldo, portugezi bashkë me yjet e tjerë të Realit i mposhti në dy finale të Champions League. Edhe tifozët e Juventusit nuk kanë kujtimë të mira nga Ronaldo, në kohën kur ai luante te Reali. /CNA.al






















