Sport
Këto janë ‘rrugët’ që çojnë Kosovën në Euro 2020

Kosova kualifikimin për Euro 2020 mund ta arrijë në disa mënyra.
Fillimisht, ‘Dardanët’ kanë nevojë për tri paraqitje të jashtëzakonshme, duke arritur tri fitore në tri ‘finalet’ e mbetura, kur Malit të Zi dhe Anglisë në ‘Fadil Vokrri’, dhe kundër Çekisë në Pragë.
Për t’u kualifikuar matematikisht në këto tri ndeshje na duhen pikët të plota, pra 9 pikë. Por ekziston edhe mundësia tjetër, Kosova ta mposht Malin e Zi, të barazoj ndaj Çekisë dhe ta mposht Anglinë apo t’i mposhtë Malin e Zi dhe Çekinë dhe të barazoj ndaj Anglisë,pra t’i siguroj 7 pikë në këto tri ndeshje.
Nëse nuk arrin edhe përmes kësaj rruge, mundësia e fundit e Kosovës mbetet nëpërmjet Ligës së Kombeve në marsin e vitit 2020, ku fillimisht takohet me Maqedoninë, dhe në rast fitoreje, në finale do të ndeshjes me fituesin e sfidës Bjellorusi – Gjeorgji./Lajmi.net/






















