Kosovë
Këto janë komunat me përqindjen më të vogël të votuesve

Në bazë të rezultateve të publikuara nga KQZ, me përqindje më të vogël të votuesve në zgjedhje janë renditur Komuna e Dragashit dhe Klinës.
Sipas këtyre të dhënave, në këto komuna përqindja e votuese është rreth 35 për qind.
Ndryshe, këtë proces zgjedhor e kanë vëzhguar rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare. Numri i qytetarëve me të drejtë vote ka qenë 1 milion e 937 mijë e 868.
Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë kujdesur Policia dhe Prokuroria e Shtetit, institucione këto me të cilat KQZ-ja bashkëpunon përherë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 25 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Mes tyre, 4 koalicione, 20 parti politike dhe 1 kandidat i pavarur. E këto subjekte politike janë shqiptare, serbe, boshnjake, turke gorane, ashkalinje, rome dhe egjiptiane.
Ndërsa në këto zgjedhje, postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike.
Numrin e votuesve nëpër çdo komunë, mund ta gjeni duke klikuar në këtë link.






















