Maqedoni
Këshilltari shqiptar i komunës së Butelit bën thirje për shqiptarët që të ndërojnë adresat e tyre

Dritan Ademi, këshilltari shqiptarë nga rradhët e partisë “Alternativa” në komunën e Butelit ka bërë thirje publike për ndërrimin e adresave për shqiptarët që jetojnë në atë komunë për aryse që të llogariten si banorë të zyrtarë të Butelit.
Kjo për shkak se ai pretendon se shqiptarët e komunës në fjalë janë shumë më shumë sesa thonë shifrat zyrtare.
Dritan Ademi i bën thirje publike edhe ish kryetarit të komunës se Çairit z.Izet Mexhiti që ta bëj ndërrimin e adresës që të llogaritet si banorë zyrtar i komunës ku ai jeton./Zyrtare
Ai në profilin e tij zyrtar të Facebookut thotë:
Ka shumë tregues që tregojnë se numri i shqiptarëve që jetojnë në komunën e Butelit është shumë më i madh se sa tregojnë shifrat zyrtare !
Arsyet se pse ky realitet nuk reflekton dhe në teren janë
– të natyrës objektive ( shumë banorë si psh ato të Vizbegut edhepse me dekada jetojnë në këtë lagje për shkak të moslegalizimit të pronave të tyre e kanë të pamundur të bëhen banorë të komunës së Butelit)
– të natyrës subjektive ( një numër i madh i qytetarëve që jetojnë në lagjet Butel 1,Butel 2, Veri edhepse me vite jetojnë së bashku me familjet e tyre nëpër këto lagje ato përsëri për arsye të panjohura ende nuk i ndërojnë adresat dhe s’i rezultat i asaj ato ende nuk llogariten si banorë të Butelit)
Pra atyre të parëve u nevojitet parasëgjithash ndihmë juridike institucionale si nga ana e Ministrisë së Drejtësisë poashtu dhe nga ana e komunës për lehtësimin e procedurave për legalizimin e pronave të tyre (psh dëshmi për atë sa vjet jetojnë në këtë komunë le të miren pagesat e faturave për rrymë,ujë etj).
Këtyre të grupit të dytë u duhet patjetër që nëpërmjet mjeteve të informimit por dhe mënyrave tjera t’ju shpjegohet për rëndësinë e ndërimit të adresave, sepse kjo nuk është vetëm çështje personale por do të kisha thënë edhe kombëtare sepse vetëm në këtë mënyrë shqiptarët e kësaj komune do të bëheshin faktor përcaktues për zgjedhjen e cilido kryetar në të ardhmen e pse jo edhe për zgjedhjen e kryetarit shqiptar në një të ardhme të afërt në këtë komunë.
PËR KËTË ARSYE FTOJ PUBLIKISHT ISH KRYETARIN E KOMUNËS SË ÇAIRIT Z. IZET MEXHITI QË NËPËRMJET SHEMBULLIT TË TIJ. PERSONAL PASI JETON NË KOMUNËN E BUTELIT TË NDËRON ADRESËN E TIJ,TË BËHET BANORË I KËSAJ KOMUNE DHE NËPËRMJET VEPRIMIT TË TIJ PERSONAL TË JETË SHEMBULL DHE PËR TË TJERËT SE VETËM NË KËTË MËNYRË MUND TË BËHET FAKTORIZIMI I SHQIPTARËVE NË KËTË KOMUNË !
Ka shumë tregues që tregojnë se numri i shqiptarëve që jetojnë në komunën e Butelit është shumë më i madh se sa tregojnë…
Gepostet von Dritan Ademi am Dienstag, 8. Oktober 2019


















