Kosovë
“Ke qenë mjeku psikiatër i Kurtit”, Baton Haxhiu përplaset me Berat Buzhalën: Pranoje

Albin Kurti dhe e ardhmja e tij politike ka përplasur sot dy gazetarët nga Kosova, Berat Buzhala dhe Baton Haxhiu. Të ftuar në emisionin “Open”, dy gazetarët kanë treguar pikëpamjet e tyre të kundërta për Kryeministrin e ri të Kosovës.
Gjatë një bisede në “Open” Haxhiu i ka thënë Buzhalës se ka qenë mjek psikiatër i Albin Kurtit ku i ka kërkuar edhe ta pranojë publikisht se e ka sulmuar në mënyrë të pazakontë kryetarin e Vetëvendosjes.
Baton Haxhiu: Berat ke qenë mjeku psikiatër i Albin Kurtit. Shikojeni mendimin e Beratit çfarë ka thënë për Albin Kurtin.
Eni Vasili: Çfarë ke thënë, thuaje?
Berat Buzhala: Kanë qenë debate politike.






















