Kosovë
Katër të lënduar pas një aksidenti në Podujevë

Katër persona janë lënduar pas një aksidenti mes tri veturave në Podujevë, njofton Klan Kosova.
Raportohet për një aksident trafiku në mes të tri veturave me drejtues meshkuj K-Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj dhe një femër.
Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt, raporton Policia e Kosovës.





















