Lajme
Kasami nuk paguajti parkingun, komuna nuk ia falë dakikin (FOTO)

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sonte ka hasur në një problem me komunën e Tetovës. Ai ka parkuar veturën e tij, por nuk ka paguar parking 30 denarë ku komuna ka qenë e pamëshirshme duke i vendosur bllokatorët.
Nga komuna e Tetovës thonë se çdo kush që parkohet dhe nuk paguan bllokohet pavarësisht se e kujtë është vetura. Lëvizja BESA nuk dëshiron të komentojë këtë ngjarje.
Ndryshe në komunën e Tetovës nuk ka shumë vende për parking, ku disa rrugë janë me pagesë e disa jo, dhe disa qytetarë parkohen në trotuare ku as policia e as komuna nuk marrin masa për të çbllokuar trotuaret nga veturat e parkuara. /TS/


















