Sport
Karius beson se ende mund të luajë për Liverpoolin

Portieri gjerman mbetet në huazim te Besiktas, ku ishte larguar nga Liverpool pas humbjes tronditëse nga Real Madrid në finale të Ligës së Kampionëve me rezultat 3:1.
Në atë humbje, Karius bëri dy gabime trashanike, që sollën dy gola për Real Madridin.
“A do të luaj përsëri për Liverpoolin? Sigurisht që është një opsion dhe një mundësi e mirë për të qenë akoma atje”, ka deklaruar portieri gjerman, përcjell lajmi.net.
“Ndoshta unë do të luaj sërish atje, ju kurrë nuk e dini. Ka ende shumë kohë përpara. Nëse nuk është Liverpool, do të jetë një ekip tjetër i mirë, kështu që unë nuk shqetësohem për ndonjë skenar”./Lajmi.net/






















