Lajme
Kapen me mbi një kilogramë drogë, policia arreston dy shtetas shqiptarë në Vërmicë

Policia e Kosovës raporton se në pikën kufitare në Vërmicë gjatë kontrollit të një veture me targa të Shqipërisë në të cilën kishin qenë dy të dyshuar, shtetas të Shqipërisë është gjetur dhe është konfiskuar një sasi e substancave narkotike e llojit marihuanë me peshë 1 kilogramë e 69 gramë.
Përveç substancave narkotike nga të dyshuarit është konfiskuar vetura dhe dy telefona celularë.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.



















