Connect with us

Sport

Kante bën një transferim surprizë në Serie A

Publikuar

Reprezentuesi francez është shënjestruar nga shumë gjigantë evropianë këtë verë, duke u lidhur me skuadra si Real Madrid dhe PSG, dhe tani Juventus i është bashkuar kësaj gare.

‘Daily Mail’ raporton se ‘Zonja e Vjetër’ është e interesuar seriozisht për Kante, dhe do të përpiqet të bëjë një transferim qysh në janar.

Trajneri Maurizio Sarri mendon se Kante do të përshtatej mirë në mesfushën e tij, dhe u ka kërkuar drejtuesve të klubit transferimin e tij.

Juventus janë të gatshëm të ofrojnë deri në 80 milionë euro për transferimin e Kantes.

Francezi te Chelsea është transferuar në vitin 2016 nga Leicester City./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK