Connect with us

Kosovë

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje: Prisnim që diferenca me LDK-në të ishte më e madhe

Publikuar

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila bëri një lidhje direkte me Open në Top Channel.

E pyetur nga Eni Vasili nëse e pristë këtë rezultat, Mimoza Kusari Lila u shpreh: Prisnim që fitorja dhe diferenca me LDK-në të ishte më e madhe, por fitorja pritej. Qytetarët nuk mund të vazhdonin më me një qeverisje të korruptuar.

Sa është mundësia për kualicion me LDK-në? u pyet nga Eni Vasili, kandidaten për deputete.

Po mundësitë janë të shumta. Për punët e brendshme të LDK-së nuk më takon mua të flas, por duke parë parasysh edhe diskutimet para votimeve gjasat për koalicion janë të shumta.

Si e prisni Albin Kurtin si kryeministër? e pyeti sërish Eni Vasili, Lilën.

Albin Kurti do të jetë kryeministër i popullit të Kosovës- u shreh Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila.

NA NDIQ NË FACEBOOK