Connect with us

Sport

Juventus fiton në frymën e fundit, Ronaldo vendimtar

Publikuar

Mbrojtësi Leonardo Bonucci në minutën e 36’, i dha epërsinë 1:0 skuadrës së Juventusit.

Nuk vonoi shumë dhe Genoas u rikthye në lojë, duke barazuar për 1:1 në minutën e 41’ me anë të Cristian Kouame.

Pjesa e dytë ishte e vështirë për Genoa, që në minutën e 51’ mbeten me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Cassata.

Fundi i ndeshjes solli edhe një karton të kuq, kësaj here te skuadra e Juventusit, kur u ndëshkua Adrien Rabiot, i cili nuk kishte më shumë se 26 minuta në fushë.

Kampionët e Serie A në minutën e 95’ morën fitoren kur Cristiano Ronaldo shënoi nga penalltia për 2:1./Lami.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK