Connect with us

Sport

Juve shënon 39.9 milionë euro humbje

Published

on

Mbylljet e llogarive nga sezoni 2018/19 kanë gjetur Juventusin me 39.9 milionë euro humbje, por tashmë skuadra nga Torino ka vënë qëllime të reja.

‘Zonja e vjetër’ synon që të rris buxhetin për 300 milionë euro, për të mbuluar edhe humbjet e mbetura nga sezoni i kaluar.

Sot gjatë ditës është raportuar gjithashtu se Juventus do të përfitojë 42 milionë euro më shumë nga marrëveshjet me sponzorët.

Jeep është firma që ka bërë të ditur se do të rris të ardhurat për Juventus, pas paraqitjeve të mira të skuadrës. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK