Lajme
Junker: Ekzistojnë pika problematike në planin për Brexit

Bruksel, 2 tetor – Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker deklaroi sot se plani i Britanisë së Madhe për braktisjen e BE-së ende ka disa pika problematike që duhet të zgjidhen në ditët në vijim.
“BE-ja dëshiron marrëveshje. Ne mbesim të bashkuar dhe të gatshëm vazhdimisht të punojmë që kjo të ndodh, siç kemi bërë në tre vitet e fundit”, ka thënë Junker.
Komisioni Evropian kumtoi se kryeministri britanik Boris Xhonson e ka njoftuar Junkerin gjatë bisedës telefonike për propozimin më të ri për bregzitin e Britanisë së Madhe, në të cilin ka tekst juridik, sqarim dhe letër shtesë nga Xhonson.
“Megjithatë, kryetari theksoi se ka edhe disa pika problematike që duhet të zgjidhen në ditët në vijim, veçanërisht kur bëhet fjalë për menaxhim me rrjetin e sigurimit të kufirit midis Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës (vende anëtare të BE-së) pas Bregzitit”, theksohet në kumtesën e Brukselit.






















