Kosovë
Ja sa persona janë arrestuar për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 660 tiketa dënimi.
Në statistikat e policisë thuhet se gjatë ditës së mërkurë kanë ndodhur 44 aksidente trafiku, 9 prej tyre me të lënduar dhe 35 vetëm më dëme materiale.
Ndërsa për vepra penale të ndryshme janë arrestuar 24 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.




















