Kosovë
Ja kush po prin në secilin qytet (LIVE)

Lëvizja Vetëvendosje është duke prinë tash për tash në qytetin e Ferizajit dhe të Prizrenit.
Nga votat preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka marrë rreth 33% të votave, pas saj vjen PDK me 25.82% dhe LDK me 25.36. Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon ta mbajë bastionin e saj, Skënderajin.Atje PDK aktualisht nga numërimi i deritanishëm ka mbi 80 përqind të votave.
Përkthyer në vota, 1568 vota ka aktualisht PDK në këtë komunë.
Lëvizja Vetëvendosje prin me vota të fituara në Komunën e Prizrenit. Sipas të dhënave të KQZ-së, VV ka deri më tani ka 1 mijë e 373 vota. Tutje, është PDK me 1 mijë e 272 vota duke e lënë të tretën LDK-në me 1241.
Më posht i gjeni numërimin e votave në kohë reale.





















