Sport
Italia tërbon tifozët dhe braktis ngjyrën e kaltër, ja si duket fanella e re!

Kombëtarja e Italisë ka zbuluar ditën e sotme fanellën e re, ku ka ndryshime drastike. Sponsori “Puma” dhe Federata Italiane e Futbollit kanë vendosur të braktisin ngjyrën e kaltër, me fanellën e re që do të jetë krejtësisht jeshile.
Diçka e tillë i ka tërbuar tifozët, të cilët nuk janë aspak dakord me këtë ndryshim. Në sdën e ardhshme ndaj Greqisë, që Italia luan në shtëpi do
të jetë edhe debutimi i fanellës së re.
Gjithsesi, ngjyra jeshile do të jetë “primare” deri në muajin mars, pasi në atë kohë do të kalojë si fanellë e tretë, me Italinë që do të rikthehet te
tradita dhe do të ketë përsëri fanellën e kaltër si zgjedhje të parë./telesport/






















