Connect with us

Tech & Auto

Interneti mbushi plot 50 vjeç

Publikuar

më

Ishte data 29 tetor 1969 kur një pako e vogël të dhënash transmetohej nga universiteti UCLA i Los Angelesit, në institutin e kërkimeve Stanford.

Informacionet, që udhëtonin me një shpejtësi 50 kbps, rreth 2700 herë më ngadalë në krahasim me sot, në rrjetin e transmetimit Arpanet, projektuar nga departamenti amerikan i mbrojtjes, përfaqësojnë hapin e parë të procesit që çoi në krijimin e internetit modern.

Agjencia për projektet e kërkimit të avancuar të departamentit të mbrojtjes, kishte një sistem komunikimi që bashkonte vetëm katër terminale dhe ajo konsiderohet paraardhësja e sistemit të internetit. Transmetimi i parë, duhej të mbante fjalën login, por sistemi pësoi një crash dhe në destinacion mbërritën vetëm dy shkronjat e para.

Kërkuesi vizionar i Cernit, Tim Berners Lee, ëndërronte të mund të organizonte të gjitha informacionet që qarkullonin në laboratorin në gjenevë në një rrjet. Ideja ishte revolucionare; ai filloi punën në 1989 por vetëm në 1991 mundi të prezantonte para botës, World Wide Web bazuar në një gjuhë të re programimi, html, që përmes adresave të sakta, url, lejonte magazinimin e informacioneve në brendësi të një arkivi gjigand virtual.

U desh të pritej deri në 1993 që Cern të vendoste ta bënte të disponueshëm protokollin e World Wide Webit falas, shkruan TCh. Në 2013, me rastin e përvjetorit të 20 të këtij eventi, qendra hapi edhe sajtin e parë të saj online të projektuar ndonjëherë që mban informacione bazë mbi funksionimin e rrjetit dhe mbi protokollin për hipertekstin Http.

Sot, në rrjet mund të numërohen rreth 1.7 miliardë sajte webi. Informacione, rrjet social, tregti elektronike; në vetëm 50 vite nga lindja e tij, edhe pse në formë të ndryshme, interneti ka rezultuar një instrument revolucionar pa të cilin nuk mund të bëjmë më.

Lajme13 minutes ago

Raporti i BE-së, Ibrahimi: Komunat nuk kanë pasur kurrë bashkëpunim më të dobët se me Qeverinë Kurti

Maqedoni1 hour ago

3.000 studentë përfitojnë bursa, aplikimi deri më 20 nëntor – për herë të parë edhe për studentët me aftësi të kufizuara

Lajme2 hours ago

Mexhiti thirrje shqiptarëve të Luginës të dalin në votime për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Shqipëri2 hours ago

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Maqedoni3 hours ago

Tragjedi në autostradën e Kroacisë: Dy të vdekur, përmbyset autobusi serb

Maqedoni3 hours ago

LSDM: Vonesa në pagat e disa institucioneve shtetërore, komunat përballen me vështirësi në pagesa

Maqedoni3 hours ago

Pesë raste me fruth në Maqedoni, eksperti ngre alarmin për rënien e mbulimit me vaksina

Lajme3 hours ago

Bajrami: Me miliarda buxhet, Qeveria Kurti s’e përfundoi asnjë projekt të madh – keqplanifikim, keqmenaxhim, korrupsion

Maqedoni4 hours ago

Tragjedi në Itali: 78-vjeçari me origjinë nga Maqedonia humb jetën në aksident, lë pas bashkëshorten dhe tre fëmijë

Shqipëri5 hours ago

Rama ftesë për dialog protestuesve përmes platformës ‘Fol me kryeministrin’

Lajme6 hours ago

Krejt çka dihet deri më tani për sulmin në Krakov me 6 të vde’kur, detaje për të dyshuarin dhe pamje duke ikur njerëzit

Maqedoni7 hours ago

“ZNAM” sulmon Aleancën për Shqiptarët: Na akuzoni pa argumente, patriotizmi dëshmohet me vepra

NA NDIQ NË FACEBOOK