Sport
Inter nuk ndalet, transferon edhe një sulmues nga Premierliga

Siç shkruan ‘DailyMail’, Inter janë të interesuar të nënshkruajnë me sulmuesin e Burnley, Jay Rodriguez.
Rodriguez, 30 vjeçar, është autor i dy golave këtë sezon me skuadrën angleze.
Marotta dhe Ausilio, e kërkojnë Rodriguezin si zëvendësues të Romelu Lukakut.
Numri i madh i ndeshjeve që Interi ka këtë sezon, do t’i bënte mirë Lukakut që të pushonte në disa prej tyre, dhe Rodriguez konsiderohet si një alternativë e mirë.
Sulmuesi anglez në të kaluarën ka veshur fanellën edhe të WBA dhe Southmapton./Lajmi.net/






















