Connect with us

Sport

Inter mposht Brescian, merr kreun në Serie A

Publikuar

Lautaro Martinez ishte me fat kur një goditje e tij në minutën e 23’ u devijua nga mbrojtësi i Brescias, për të kaluar në epërsi 0-1 Interin, shkruan lajmi.net.

Romelu Lukaku në minutën e 62’, realizoi një super gol me një goditje të fuqishme për 0-2.

Vendasit u rikthyen në lojë kur Milan Skriniar aksidentalisht dërgoi topin në rrjetën e Samir Handanovic, për 1:2. E gjitha kjo ndodhi në minutën e 76’.

Deri në fund të ndeshjes, Brescia mbajti në presion Interin, por pa arritur të gjejë golin e barazimit.

Me këtë fitore, Inter merr kreun në Serie A, me 25 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Juventus, që luan të mërkurën./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK