Sport
Icardi shokon tifozët e Interit me deklaratën e fundit

Mauro Icardi ka hedhur pas shpine 6 vitet tek Interi, duke thënë se PSG është ekipi më i mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë.
Sulmuesi argjentinas duket më në formë së kurrë, pasi ka shënuar 4 gola në dy ndeshjet e javës së shkuar me PSG, në Champions ndaj Galatasarayit dhe mbrëmë ndaj Marseille.
Menjëherë pas fitores 4-0 ndaj një rivali historik si Marseille, Icardi ka bërë një deklaratë të bujshme duke inatosur shumë tifozët zikaltër.
“Jam i lumtur për golat e mi dhe fitoren këtë mbrëmje. Kam luajtur me kampionë të shkëlqyeshëm, por kjo PSG është skuadra më e mirë në të cilën kam luajtur ndonjëherë. Ndihem mirë dhe mund të shënoj akoma edhe më shumë gola”, u shpreh Icardi për Canal +. /CNA.al






















