Connect with us

Sport

Ibrahimovic lëshon perlën e radhës/ Mund të rikthehem sërish atje, jam ende më i miri

Publikuar

Zlatan Ibrahimovic është një nga lojtarët më të shëtitur në botë. Sulmuesi suedez ka luajtur në Itali, Francë, Angli, Spanjë dhe së fundmi në Amerikë, me skuadrën e LA Galaxy në MLS.

Kontrata e Ibrës me klubin amerikan skadon në dhjetor dhe për të ardhmen e tij, gjiganti suedez tha:

“Kontrata më skadon në dhjetor dhe mund të rikthehem në Europë. Mendoj në Serie A, aty do të jem ende më i miri në kampionat. E kam ndjekur futbollin italian dhe flas me bindje se bëj ende diferencën. Gjithsesi, deri në dhjetor shumë gjëra mund të ndryshojnë”.

NA NDIQ NË FACEBOOK