Connect with us

Kosovë

Hysen Durmishi edhe para tri vitesh kërcënonte gazetarët: Zvarrë do t’ju nxjerrim e do të ju dërgojmë në burg

Publikuar

Reagime të shumta me kërkesën e tij skandaloze për arrestimin e gazetarëve ka nxitur, ish-drejtori në Komunën e Prishtinës, zyrtari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Hysen Durmishi.

Përmes një shkrimi në facebook, dy ditë më parë ai ka kërkuar arrestimin e disa gazetarëve, përcjellë Periskopi.

“Astriti u vra. Vrasësit dhe urdhërdhënësit duhet të dënohen. Prokuroria duhet menjëherë, ama menjëherë, qysh sot, të shpallë urdhërarrest për Sylë Hoxhen, Nexhmi Krasniqin, Dhurata Hoxhën, Baton Haxhiun, Vehbi Kajtazin e plot të tjerë, në mënyrë që të zbulohet e vërteta. Nuk do të ndalemi kurrë deri te e vërteta për Astritin”, ka shkruar Durmishi në facebook.

Por, kjo nuk është hera e parë që ky zyrtarë i Vetëvendosjes merret me gazetarët pa të drejtë.

Në nëntor të vitit 2016 si kishte shkuar aq larg sa të kërcënonte gazetarët duke shkruar se “Më e pakta që duhet ta mendoni është që zvarrë do të nxjerrim e do të ju dërgojmë në burg o kriminel”.

E, kërcënimet që i ka dhënë tri vite më parë, ai i ka rikthyer të enjten, duke thënë se prokuroria duhet të lëshoj udhërarrest për disa nga gazetarët që raportuan për vdekjen e Astrit Deharit.

Më poshtë keni dy postimet e Hysen Durmishit. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK