Sport
Huqje e madhe e medieve kosovare: Januzaj NUK mund të luajë për Kosovën

Januzaj ka qenë një nga lojtarët për të cilin është insistuar më së shumti, gjatë kohës kur Albert Bunjaku ishte selektori i Kosovës.
Bunjaku udhëtonte Prishtinë – Londër dhe asokohe nuk përfillej nga babai i Januzaj, madje nuk i hapnin as telefonin, para se lojtari të zgjidhte Belgjikën si kombëtaren për ta përfaqësuar.
Januzaj zgjodhi Belgjikën, e ai fitoi edhe një ftesë për Kupën e Botës 2018, ku fitoi edhe paraqitje, e madje edhe i shënoi një gol të bukur Anglisë, shkruan lajmi.net.
Por, kjo nuk është paraqitja e vetme e Adnanit me ‘Djajtë e kuq të Belgjikës’, pasi ai ka pasur minuta edhe në Ligën e Kombeve.
Mediet kosovare sonte po raportojnë për një rregull të ri të FIFA, ku lojtarët që kanë vetëm një ose dy lojë, mund të ndërrojnë kombëtaren. Por, Januzaj ka plot 12 paraqitje me Belgjikën.

Januzaj është paraqitur dy herë vetëm në kualifikueset për EURO 2020, ku po garon edhe Kosova.
Një paraqitje lojtari regjistron në Ligën e Kombeve, si dhe një në Kupën e Botës 2018.
Teksti i cili është përhapur sonte nga mediet në Kosovë, bënte bujë në vitin 2017, e tash jemi në tjetër situatë. Klikoni KËTU për ta parë tekstin. /Lajmi.net/






















