Connect with us

Kosovë

Humoristët nga Shqipëria përqeshin banalisht Shotë Galicën dhe kosovarët (Video)

Publikuar

Në një emision humoristik të titulluar “Klanifornia” për shkak të mediumit ku shfaqet, janë ofenduar shumë keq shqiptarët e Kosovës, heroina Shotë Galica dhe luftëtarët e tjerë.

Ky emision modelohet nga Marina Vjollca dhe i bën konkurrencë një emisioni tjetër problematik humoristik “Portokallisë”.

Vetëm gjatë fundjavës së kaluar ky emision u transmetua për herë të parë, por ajo që po bën bujë të madhe është një skeç me heroinën kosovare Shotë Galica, shkruan Periskopi.

Gjatë këtij skeçi, aktorja nga Shqipëria provon të bëj theksin e Kosovës dhe flet në mënyrë të përçudnuar derisa shtrembërohet Galica. Ajo ankohet për luftëtarët e lirisë së Kosovës se nuk ia bënë varrin si duhet e gjëra të tilla që ishte e zorshme të kuptoheshin.

https://video.gjirafa.com/humori-banal-ne-klan-shqiperia-me-shqiptaret-e-kosoves

“Burrat e Kosovës njihen vetëm për ahengje dhe valle, ndërsa serbit nuk i kanë bërë asgjë tjetër pos që i kanë thurë këngë dhe lavde” – thotë ajo.

Në fakt, folklori shqiptar nuk himnizon luftën e bërë nga serbët kundër ndonjë populli tjetër, apo ndaj shqiptarëve. Folklori shqiptar himnizon pikërisht këta luftëtarë lirie, ndër të cilët edhe vetë heroinën Galica.

Ky skeç pa shije për humor tenton të humb vlerën e luftëtarëve të Kosovës ndër dekada, shumë prej të cilëve dhanë edhe jetën në përpjekjen për liri.

Por, duket qartazi që humoristët shqiptarë ashtu si një pjesë e madhe e shqiptarëve të Shqipërisë nuk arrin të kuptojë sa duhet e si duhet këto çështje të ndjeshme. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK