Sport
Holanda fantastike, mposht me përmbysje Irlandën Veriore

Fundi i kësaj ndeshje ishte dramatik, me katër gola të shënuara.
Në minutën e 75’, Josh Magennis befasoi Holandën duke i dhuruar epërsinë Irlandës Veriore, shkruan lajmi.net.
Vendasit nuk u dorëzuan për asnjë moment, dhe në minutën e 81’, Memphis Depay barazoi për 1:1.
Në minutat shtesë, Holanda shënoi edhe dy herë për arkëtimin e tri pikëve.
Frenkie de Jong dhe Memphis Depay, shënuan në minutat shtesë, për fitoren 3:1 të Holandës./Lajmi.net/






















