Kosovë
Haziri: Vjosa Osmani më e votuar se Albin Kurti, moralisht i takon kryeministria

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Vjosa Osmani deri në këto momente ka marrë vota më shumë se sa Albin Kurti, prandaj sipas tij është e drejtë morale që të jetë kryeministre, transmeton Periskopi.
‘’Deri në këto momente, Vjosa Osmani del më e votuar se Albin Kurti. Votë individuale. Ne e patëm diskutuar më herët se cili të del më i votuar, do të dalë i pari për kryeministër. Marrëveshje s’ka pasë, se s’është arritë me u bë listë’’, ka thënë Haziri sonte ne DPD.
‘’S’gjetëm burrëri me u rreshtu pas një gruaje si kryeministre. Mandati kushtetues i takon kush merr vota ma shumë si parti, por fituesi moral është cili merr vota më shumë prej liderëv’’
Tutje Haziri ka thënë se nuk luftojnë për pozita, megjithatë sipas tij pozicioni i LDK’së do të rritet nëse Osmani përfundimisht del e para.
‘’Vota politike dhe ajo preferenciale duhet me u barazu. Kjo besoj që finalizohet brenda një jave. Nëse Vjosa del e para me vota përfundimisht, pesha politike e LDK’së rritet, në raport me Qeverinë, Kuvend dhe institucionet tjera’’/PERISKOPI/




















