Connect with us

Kosovë

Haziri: Veton Surroi do të ishte i mirë si ministër i Jashtëm, jo për president

Publikuar

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri sonte në RTK ka komentuar deklaratën e publicistit, Veton Surroi se do të  bëhej pjesë  e Qeverisë Kurti, transmeton Periskopi.

Haziri mendon se Surroi është i mirë për ministër të Jashtëm, por jo për president.

‘Veton Surroi mund të jetë i mirë për ministër të Jashtëm. Për mua Vetoni dhe përvoja e tij është e njohur, nuk është me anashkalu. Por tek presidenti në asnjë mënyrë. Isa Mustafa është kredibil me u mbulu atë’’.

Haziri ka theksuar se nëse u ofrohet pozita e kryeparlamentarit, do të vendosin se kënd ta dërgojnë.

‘’Nuk është plan i Kurtit, apo i LDK’së, por cështje e negociatave. Ato përgjegjësi nuk janë nda. Nëse LDK’së i bie ajo pozitë, ne vendosim se kush shkon në atë detyrë’’, ka thënë Haziri./PERISKOPI/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK