Kosovë
Haziri: Tragjike nëse për shkak të ndarjes së emrave dhe pozitave do të dështonte koalicioni me VV’në

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri sonte në RTK ka thënë se pozitat ende nuk janë ndarë në raport me Vetëvendosjen, transmeton Periskopi.
Haziri ka theksuar se nëse u ofrohet pozita e kryeparlamentarit, do të vendosin se kënd ta dërgojnë.
‘’Nuk është plan i Kurtit, apo i LDK’së, por cështje e negociatave. Ato përgjegjësi nuk janë nda. Nëse LDK’së i bie ajo pozitë, ne vendosim se kush shkon në atë detyrë’’, ka thënë Haziri.
‘’Do të ishte VV’ni. Nuk i takon askujt me kushtëzu, sepse ne nuk kemi shku në tavolinë me kushte’’
‘’Ne kemi me qenë më të shpejt se certifkimi i rezultateve.’’/PERISKOPI/




















