Kosovë
Haziri: Kurti ta dijë që në dhomë janë dy elefantë, nuk është më vetëm

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ia ka kujtuar liderit të LVV’së se me çfarë partie do të qeverisë, transmeton Periskopi.
I pyetur se çka nëse Kurti ngurtësohet në botën e tij politike dhe presionet e mëdha që ta shtyjnë drejt dorëheqjes, dhe se nëse në këto raste do të mendojë për zgjedhje të reja apo për bashkëpunim, ai tha se Kurti duhet ta dijë se nuk është vetëm por është në bashkëqeverisje me një parti të madhe.
‘’Nëse e marrim masën e tij të udhëheqjes unë besoj në atë njeri që udhëheqë shtëpinë e vet, në këtë rast partinë e tij ka me udhëheqë edhe institucionin pa dallime. Veç që në dhomë janë dy elefantë nuk është vetëm më. Nëse e marrim parasysh këtë raport atëherë nuk duhet me pritë shumë ndryshim sepse duhet në fillim me qenë i drejtpërdrejt dhe i qartë për pritjet tona. Ndryshim që është njeri i kompromisit përderisa 12 deputet i ka liru më dalë nga partia e vet pa asnjë lloj hezitimit. Sot u dëshmu që ka arritë me ngrehë partinë e vet drejt pikës ku ka qëndru vet si lider e jo ku e ka pasëq partinë’’, tha Haziri./PERISKOPI/




















