Kosovë
Haziri: Kryeministri kalon përmes zyrës së LDK’së

Lutfi Haziri nga LDK, sonte në Debat Plus ka thënë se Vjosa Osmani ende është e nominuar për kryeministre,d erisa të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve nga KQZ, transmeton Periskopi.
‘’Vjosa edhe sonte është e nominuar për kryeministre dhe natyrisht që statusin ia ruajmë deri në fund, si e nominuar ka qenë në vizitë në Washingotn. Është rikthyer si e nominuar për kryeministre. Atje gjitha takimet i ka pasë si një kryeministre’’, ka thënë ai.
Tutje për rolin e Albin Kurtit, Haziri thotë se edhe Kurti ishte në vizitë jashtë vendit si kandidat për kryeministër.
Përvec Tiranës dh Shkupit, Kurti ka vizita tjera, dhe shkon si i nominuar për kryeministër. Përderisa statusi i Vjosës nuk ndryshon deri në nominimin zyrtar të kryeministrit. Ajo vije përmes zyrës së LDK’së. Marrëvshja jonë e determinon kryeministrin e ardhshëm’’/PERISKOPI/





















