Connect with us

Sport

Hazard flet pas golit të parë me Real Madrid, duket i lumtur, por vë theksin tek fitorja

Publikuar

Hazard ka gjetur për herë të parë rrugën e golit me Real Madrid, në ndeshjen kundër Granada, ku ‘Los Blancos’ morën tri pikë.

Pas ndeshjes, lojtari belg është shprehur i lumtur me golin, por ka theksuar se më shumë rëndësi ka fitorja e skuadrës.

“Jam i kënaqur me fitoren” ka thënë fillimisht reprezentuesi belg për ‘Real Madrid TV’, transmeton lajmi.net.

“Kur luan, dëshiron të shënosh, por gjëja e rëndësishme është që ne morëm fitoren. Ne jemi akma në krye të tabelës dhe ky ishte synimi për sot” ka thënë tutje Hazard.

“Është e vështirë të gjesh golin e parë, por kur e bën, ai të jep motivim. Ishte e rëndësishme që shënova sot” ishin fjalët e ishit të Chelsea.

Hazard do të jetë i angazhuar me kombëtaren e Belgjikës për dy ndeshjet e tetorit, ku kombëtarja belge synon kualifikimin në Euro 2020. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK