Connect with us

Kosovë

Haradinaj thotë se nëse dëshironi të keni një Kosovë me zhvillim ekonomik votoni 119

Publikuar

Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-PSD në tubimin e tij përmbyllës tha se punët të cilët kanë për tu kryer me të ardhur ai në qeveri është e gjatë.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që ta votojnë atë nëse dojnë që Kosova të jetë e sigurt.

Ai premtoi se Trepça do të kthehet në burim zhvillimi me të ardhur ai në krye të qeverisë

“Lista është e gjatë e punëve që kemi me i kry, Trepça meniherë ka me u kthy në burim zhvillimi, sipërmarrësit kanë me na pas partnerë, kemi me ditë me bo ekonominë e Kosovës ju siguroj. Për ni Kosovë që është e sigurt, për ni Kosovë që  i rritë pagat  minimale 250 euro. Për ni Kosovë që bën ligjë për pensionet. Për ni Kosovë që vendos vet dhe që i forcon lidhjet me miqtë”, tha Haradinaj në fushatën përmbyllëse në Prishtinë.



NA NDIQ NË FACEBOOK