Kosovë
Haradinaj: Qeveria Kurti është e dështuar, ai nuk din me punu, din vetëm me folë

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë i vendit, ka thënë se Albin Kurti bën gabim të pafalshëm nëse vendos ta heq taksën, shkruan Periskopi.
Haradinaj ka thënë se qeveria Kurti është qeveri e dështuar.
“Është i dështum se nuk vjen në qeveri për me ndryshu standardin e qytetrëve, ai vjen për një retorik për një dogmë të veten qysh ai nuk është si tjertë është tepër teorik tepër dogmat ai nuk dinë me punu po dinë me folë”, ka thënë ai në Debat Plus.
Ai përsëriti qëndrimet e tij për Kurtin por kësaj here duke i mëshuar më fort fjalëve të tij: “Ajo (në të cilën beson Kurti) është komunizëm në ekonomi.” – është shprehur z.Haradinaj duke përqeshur bindjet e kryetarit të Vetëvendosjes, shkruan Periskopi.
Më tej, ai po ashtu u shpreh skeptik në lidhje me zbatimin e premtimeve të bëra nga z.Kurti. Haradinaj po ashtu gjatë kësaj interviste tha se AAK-ja e tij do të mbetej në opozitë, dhe se nuk ishte takuar me kryetarin e Vetëvendosjes për të diskutuar lidhur me një koalicion të mundshëm qeverisës.
Tutje, Haradinaj për deklaratat e Kurtit për heqje të taksës ka thënë se bën gabim të madh.
“Bon gabim të madh, të pafalshëm të pariparushëm. Nëse Albin Kurtin tenton mi nalë kamionat e i ka shti në burgje i ka rrëzu ata kamiona është dallim i madh”, u shpreh ai.
“Për flamur falë i koftë bile po bon mirë që pe don”, ka thënë ndër të tjera ai./Periskopi/




















