Connect with us

Kosovë

Haradinaj godet Kurtin: E ke pru punën që Rama me ta fut brenda mikun e Putinit

Publikuar

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK’së ka thënë se nuk është koha e Enver Hoxhës dhe se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund ta diktojë LDK’në, transmeton Periskopi.

‘’VV janë artificialë, mashtrim. Populli i kanë votuar. Unë nuk jam 26 për qindëshi, Nuk ju besoj. Si qeverisje, ka me vu mbrapa ekonominë  e këtij vendi. S’kanë me bë ligj”ka thënë Haradinaj sonte në Pressing.

Tutje Haradinaj ka folur edhe për takimin e Albin Kurtit dhe Edi Ramës të shtunën, ku temë u bë edhe pjesëmarrja e aktorit francez, njëherit mik i Vladimir Putinit, Gerad Depardieus.

‘’Në shpi ka qenë, ta ka pru brenda aty se e ke pru pozitën ti, që qashtu me ta bë. Nuk janë gjana pa domëthënie këto. Nejse ata kanë deklaru .

‘’Nëse është kjo qasja e tyre, që vendosja e diktatit me i kontrollu njerëzit, edhe LDK’në me i vendos në diktat, nuk është Enver Hoxha gjallë, por tjera situata. I shoh si mashtrim. Kurti në substancë është një tjetër’’/PERISKOPI/

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK