Kosovë
Haradinaj: E përgëzoj Albin Kurtin për shallin me flamur, shpesoj që nuk i zhgënjen qytetarët

Daut Haradinaj nga AAK ka komentuar faktin që kreu i VV’së, Albin Kurti mbrëmë shkoi në stadium për të ndjekur një përballje të Kombëtares së Kosovës, transmeton Periskopi.
Haradinaj e ka përgëzuar Kurtin për këtë gjë, ndërkohë shpreson që nuk do t’i zhgënjejë qytetarët.
‘’Po du me përgëzu që e ka mnu shallin mbrëmë. Sidoqoftë ato janë matematika të brendshme dhe shpresoj që nuk i zhgënjen qytetarët e Kosovës’’, ka thënë Haradinaj në Pressing.
Tutje Haradinaj ka thënë se humbja e PSD’së, partnerit të koalicionit ka ardh si pasojë e sulmeve të vazhdueshme të VV’së ndaj tyre.
‘’Duhet me pranu që këta e kanë pasë një sulm të madh prej VV’së, Target e ka pasë PSD’në, ndoshta për shkak të ndarjes. U ndëshkuan nga kjo’’/PERISKOPI/





















