Connect with us

Lajme

Hallakamë: Trumpi shpall fitoren, forcat ruse futen në territorin sirian në marrëveshje me Turqinë

Publikuar

Forcat ruse kanë zhvilluar të vendosen në kufirin turko-sirian, si pjesë e marrëveshjes për të hequr trupat kurde nga ajo pjesë.

Njësitet tashmë janë futur në dy qytetet kryesore kufitare të Kobanes dhe Manbixhit.

Nën marrëveshjen e nënshkruar mes Rusisë dhe Turqisë, luftëtarëve kurdë u janë dhënë 150 orë që të largohen 30 kilometra larg kufirit, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Trupat turke do të vazhdojnë të kontrollojnë zonën që e morën gjatë ofensivave të fundit kundër luftëtarëve kurdë, që cilësohen si terroristë nga Turqia.

Pjesë e planit turk është krijimi i një “zone të sigurt” përgjatë kufirit për t’iu bërë strehë dy milionë refugjatëve sirianë që aktualisht strehon brenda vendit të saj.

Ofensiva turke nisi pasi ShBA-ja kishte njoftuar papritur e pakujtuar se po tërhiqte trupat e saj nga Siria. Më herët, këto trupa kishin mbështetur luftëtarët kurdë në luftën kundër Shtetit Islamik [ISIS].

Presidenti amerikan kishte postuar në Twitter sot se situata në zonën kufitare kishte qenë “një sukses i madh”, dhe se do të fliste më gjerësisht e më me detaje herën tjetër. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK