Connect with us

Kosovë

Halil Matoshi braktis politikën, fillon të shes piktura (Foto)

Publikuar

Një ndër gazetarët më të njohur në vendin tonë që në dy vitet e fundit shërbeu si këshilltar i lartë i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, duket se ka nisur të merret me diçka tjetër.

Matoshi shquhet për vokacionet e tij të shumta ku përfshihen gazetaria, letërsia e sidomos poezia në këtë pjesë dhe piktura. Por, së fundi ai nisi një rrugëtim të mundimshëm që si duket i erdhi fundi: politika.

Z.Matoshi ishte pjesë e koalicionit AAK-PSD dhe garonte për ulësen e deputetit në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, shkruan Periskopi.

Edhe pse nuk dihet se sa vota ka arritur të mbledhë Matoshi në këto zgjedhje, merret vesh se ai nuk do të jetë pjesë e Legjislaturës së VII të Kuvendit të Kosovës.

Dhe ky dështim i tij për t’u futur në Kuvend duket se e ka zgjuar frymëzimin e fjetur prej artisti te z.Matoshi, që ka nisur të pikturojë e madje edhe t’i shes punimet e tij.

Në një postim të 21 nëntorit ai shet veprën “Kruja e pame p’ej Miloti” e cila është acryl në pëlhurë dhe ka rezolucionet 60×40. Duhet pranuar se kjo pikturë duket mjaft e bukur në ngjyrat e errëta që siç duket i ka në qejf gazetari i famshëm. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK