Lajme
Hahn takon Ramën: Shqipëria i ka përmbushur detyrimet, të tjerat janë probleme të brendshme të BE-së

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Komisionerin europian për Zgjerimin, Johannes Hanh, në Bruksel.
Ndërsa kryeministri Edi Rama tha: Zoti Hahn e shprehu fare qartë. Ne e kemi bërë atë që na është kërkuar. Po përtej faktit që çfarë kemi bërë ne dhe çfarë duhet të bëjmë, jemi në kushtet kur në Këshillin Europian diskutohet për çfarë duan, apo nuk duan të bëjnë vetë anëtarët e familjes për familjen e tyre, pasi dihet që një anëtar i rëndësishëm i familjes kërkon një qasje tjetër të të gjithë familjes ndaj këtij procesi.
Kjo do të thotë që, nga njëra anë, ne duhet ta kuptojmë qartë këtë situatë dhe nga ana tjetër ta vazhdojmë procesin e reformës, sepse, siç e tha dhe Komisioneri, nuk i bëjmë pse po na i kërkon Brukseli, Londra, Parisi, apo Berlini, por i bëjmë sepse na i kërkon nevoja që t’u lemë fëmijëve tanë një Shqipëri europiane, me institucione demokratike, me një shtet institucional të së drejtës dhe një ekonomi me standarde të Bashkimit Europian./tch/




















