Connect with us

Lajme

Gjykata refuzon ankesat, Janeva dhe Boki 13 mbesin në paraburgim

Publikuar

Katica Janeva dhe Boki 13 mbesin në paraburgim. Kështu vendosi sot gjykata penale, me çka hodhi poshtë garancinë e ish kryeprokurores e cila me 3 banesa garanoti se nuk do të arratisët.Edhe kërkesa e Bojan Jovanovskit është refuzuar si e pabazë.Boki 13 në paraburgim gjendet që nga 15 korrik, ndërsa Janeva nga 20 gusht. Që të dy, janë ankuar se kanë probleme shëndetësore në burgun e Shutkës, ku dhe po mbajnë masën e paraburgimit.

NA NDIQ NË FACEBOOK