Connect with us

Lajme

Gjobitet Franca pasi gaboi me himnin shqiptar

Publikuar

Federata Franceze e Futbollit pritet të gjobitet me 20 mijë euro për shkak të gabimit që ka bërë me himnin shqiptar gjatë ndeshjes Francë-Shqipëri.

Kur u bë prezantimi i lojtarëve, në vend se të dëgjohej himni shqiptar, aty u dëgjua himni i Andorrës, njofton Klan Kosova.

Kjo surprizë e pakëndshme shkaktoi shtyrjen e ndeshjes me shtatë minuta, pasi delegacioni kuqezi kërkoi me ngulm që të korrigjohej gabimi, ndryshe nuk do të pranonin të nisnin lojën.

klankosova.tv

NA NDIQ NË FACEBOOK