Lajme
Gent Cakaj takohet me diplomatin austriak, Alexander Schallenberg

Ministri në detyrë i Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka pritur në takim ministrin Federal për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme, Alexander Schallenberg.
Cakaj ka thënë se vizita e ministrit Schallenberg është e një rëndësie të posaçme për shkak të rrethanave të zhvilluara së fundmi, njofton Klan Kosova.
“Diskutimi ynë u përqendrua pikërisht në të arriturat e Shqipërisë në pesë prioritetet kyçe për një vendim pozitiv në hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian”.
“Austria e ka shprehur qartë mbështetjen e saj dhe është e bindur se për Shqipërinë nuk ka alternativë tjetër përveç Bashkimit Evropian”.
“Në takim u pajtuam mbi marrëdhëniet dhe nevojën e shtimit të bashkëpunimit në fusha si energjetika, transporti dhe infrastruktura”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij.
klankosova.tv





















