Connect with us

Kosovë

Gazetari i njohur: Albin Kurti do ta shpërbëj Republikën e Kosovës, po vjen era dhé

Publikuar

Pas një interviste të dhënë për TV Klan nga Albin Kurti, kanë shpërthyer me të madhe reagimet në rrjete sociale nga analistë, gazetarë e politikanë.

Kurti në atë intervistë foli për tema të ndryshme, por në sy binte përsëritja e qëndrimeve të tij të moçme të nacionalizmit romantik duke implikuar se Kosova do ta fitonte luftën ndaj Serbisë sikur të hynte në luftë në fillim të viteve ’90.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër njihet si një kritik i ashpër i Marrëveshjes së Rambouillet-së duke besuar që Kosova mund të çlirohej vetë, pa intervenimin e NATO-s – meqë mos-nënshkrimi i asaj marrëveshje do të sjellte pikërisht këtë rezultat, shkruan Periskopi.

Dhe, mos-ndryshimi i këtyre qëndrimeve ka shqetësuar shumë njerëz në vendin tonë. Një prej tyre është edhe zyrtari i LDK-së dhe i biri i ish kryetarit të Kuvendit Kolë Berishës, Visar Berisha.

Ai ka kritikuar ashpër Kurtin duke thënë se njohjet e tij për të kaluarën tonë janë “shumë të përcipta”. Ai madje e lidh Kurtin me Lëvizjen Popullore të Kosovës [LPK] dhe gazetën e saj “Zëri i Popullit”.

Ky është statusi i plotë i z.Berisha nëFacebook:

Pse keshtu, kandidat per KM?!

Nese njohjet tua jane kaq te percipta per te kalumen tone te aferm? Nese Kosoven e te ’90 ti e njeh vec nga jargitjet e Organit ideologjik te LPKs, “Zeri i Popullit”? Nese ti ende iu beson atyne atavizmave tua te adoleshences se krejt cka ka emnin Rugove ne kete vend duhet me permbyse? Nese ti s’e njeh organiken qysh me ba nje Republike pa e shu nje popull?
Atehere, pse po na mundon me deshiren e plasun me na udheheqe?

Qysh mundesh me besu se po te kishim hy ne lufte ne fillim te ’90, na kishim fitue?

Pse bre burr, keshtu?

Por ndërkohë, ja se çka i komenton gazetari i njohur Halil Matoshi atij:

NA NDIQ NË FACEBOOK