Lajme
Gashi: 12 prilli, ditë feste ku do të vijë ndryshimi

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha se në këtë takim u diskutua për dy tema të rëndësishme si mosmarrja e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim dhe zgjedhjet e parakohshme.
“Parimisht për zgjedhjet vendosëm që përbërja aktuale ta ratifikojë Marrëveshjen për anëtarësim në NATO dhe u dakorduam për 12 prillin si ditë zgjedhje dhe ditë feste për të gjithë qytetarët dhe tek shqiptarët do të vijë ndryshimi”, theksoi Gashi. Sipas tij, derisa Evropa t’i sqaroj punët e brendshme, ne duhet të vazhdojmë Evropën ta sjellim këtu dhe të vazhdojmë me reformat e posaçërisht ato në fushën e gjyqësorit. (INA)
















