Connect with us

Sport

FSHF njofton për biletat e ndeshjes Shqipëri – Francë

Publikuar

Shqipëria do të ketë një nga testet më të vështira të kësaj kampanje eliminatore të Kampionatit Evropian 2020, kur përballë do të ketë Francën.

‘Kuqezinjtë’ synojnë befasinë në shtëpinë e tyre, përballë fituesve të Kupës së Botës.

Para kësaj ndeshje, Federata Shqiptare e Futbollit ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm, lidhur me shitjen e biletave, njoftim të cilin lajmi.net ua përcjell më poshtë.

Duke filluar që nga dita e martë, 22 Tetor 2019, të gjithë anëtarët e FanClub “Tifozët e Kombëtares” mund të blejnë online biletat e tyre për dy ndeshjet e muajit nëntor.

14 Nëntor: Shqipëri-Andorra (Elbasan Arena)
17 Nëntor: Shqipëri-Francë (Stadiumi ri kombëtar në Tiranë)

Çdo tifoz mund të anëtarësohet në FanClub nëpërmjet këtij linku: http://fanzone.fshf.org/

*Deri në datë 1 Nëntor, bileta mund të blejnë vetëm anëtarët e FanClub “Tifozët e Kombëtares”, të cilët mund të zgjedhin vendin më të mirë në stadium.

*Me kartën Bazë, keni këto përfitime: Ofertat e fanclub
*Me kartën Gold, keni këto përfitime: Ofertat e fanclub
(Për biletën në zonën V.I.P do të kontaktoheni nga stafi i FSHF pas procesit të anëtarësimit)

/Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK