Kosovë
Flet Erdogani: S’do të lejojmë shtet terrorist në veri të Sirisë

Pas denoncimeve të shumta ndërkombëtare kundër aksioneve ushtarake të Turqisë në veri të Sirisë, ka reaguar edhe presidenti i këtij vendi, Rexhep Taip Erdoan.
Trupat amerikane vendosën fare papritmas që të largoheshin nga veriu i Sirisë duke i lënë forcat kurde me të cilin kishin bashkëpunuar për pesë vjet, krejtësisht të ekspozuar ndaj sulmeve turke.
Ky ndryshim politike nga ShBA-të erdhi pas një telefonate të çuditshme mes presidentit Donald Trump dhe presidentit turk.
Dhe, këto sulme kanë nisur me një furi të pabesueshme edhe pse Trump ka kërcënuar me shkatërrim të ekonomisë turke në rast se kalohen kufijtë, shkruan Periskopi.
![]()
Së fundi, edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka dënuar aksionet turke duke thënë që duhet të ndaleshin menjherëhë.
“Nuk do të lejojmë krijimin e një shteti terrorist në veri të Sirisë. Nuk do të lejojmë.” – ka shkruar thjesht Erdoan në llogarinë e tij në Facebook.





















