Kosovë
Fjalët emocionale të babait të Astrit Deharit që i shkroi në muralin për djalin e tij

Grupi organizativ i marshit “Unë jam Astriti!” po mban një aktivitet simbolik në përkujtim të ish-anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, shkruan Periskopi.
Ndërsa në muralin artistik te kinemaja ABC në Prishtinë, ka lënë një shënim babai i Astrit Dehari, Avni Dehari.
“Astrit, shëmbëlltyra jote për drejtësi gjithmonë do të jetë e gjatë dhe ngadhnjimtare, Avni, Xhemile, Arta Dehari”, ka shkruar në muarlin artistik babai i Astriti.
Babai i Astrit Deharit, Avniu, ka folur në emër të familjes Dehari, duke thënë se me ardhjen e raportit të ekspertizës nga Lozana, konstatimi se Astriti është vrarë ka marrë fund.
“Që nga 5 nëntori i vitit 2016 deri pak ditë më parë, organet shtetërore, përfaqësuesit e drejtësisë, pushtetarët kriminelë kanë bërë përpjekje të na mbushin neve si familje dhe qytetarëve të Kosovës se Astriti është vetëvrarë në burgun e Prizrenit. Me ardhjen e raportit konstatimi se Astriti është vrarë ka marrë fund, tash janë të shtrënguar ta pranojnë edhe ata që deri tani e kanë pasur gojën plot për vetëvrasje”, ka thënë Avni Dehari.
Avniu ka thënë se beteja e radhës është ajo e vënies para drejtësisë së autorëve të vrasjes së djalit të tij.
“Tash hapet faza e dytë e betejës, për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë kanë marrë pjesë në vrasjen e djalit tonë”, ka thënë Avni Dehari.
Ky marsh është organizuar për të shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me familjen Dehari./Periskopi/
![]()
![]()
![]()
? Drejtpërdrejt aktivitet simbolik në përkujtim për Astrit Deharin
Posted by Periskopi on Monday, 28 October 2019





















