Connect with us

Sport

Fitore për Portugalinë e Ukrainën – minimizohen gjasat për Serbinë

Publikuar

Portugalia ka shënuar fitore të lehtë me rezultatin 3:0, kundër Luksemburgut, ashtu siç edhe pritej.

Golat për portugezët i realizuan Bernardo Silva në minutën 16’, Cristiano Ronaldo në minutën 65’ dhe Guedes në minutën 89’ shkruan lajmi.net.

Punë të lehtë pati edhe Ukraina, e cila mposhti 2:0 kombëtaren e Lituanisë.

Golat e Ruslan Malinovsky në minutat 29’ dhe 58’ patën në fund vlerën e tri pikëve për ukrainasit.

Fitorja e Portugalisë dhe ajo e Ukrainës minimizojnë gjasat e Serbisë për të kapur një biletë për Euro 2020.

Ukraina numëron 16 pikë në gjashtë ndeshje, kurse Portugalia 11 pikë në pesë ndeshje. Serbia ka mbledhur shtatë pikë në pesë ndeshje të luajtura. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK