Sport
Fitore e përvuajtur e Bayernit në Kupën e Gjermanisë

Bavarezët përjetuan një ndeshje aspak të lehtë, duke përmbysur rezultatin vetëm në fund të ndeshjes, nga 1:0 në 1:2.
Një autogol i të riut Davies Alphonso, i dha epërësinë skuadrës së Bochum, shkruan lajmi.net.
U desh të pritej minuta e 83’ për barazimin e rezultatit për Bayern Munich, kur shënoi Sergy Gnabry.
Në minutën e 89’, Thomas Muller shënoi për përmbysjen e rezultatit në 1:2, dhe njëherit për fitoren e Bayern Munich.
Trajneri Niko Kovac për këtë ndeshje kishte ftuar edhe sulmuesin nga Kosova, Leon Dajaku./Lajmi.net/






















