Connect with us

Sport

FFK shtroi darkë për delegacionin e Federatës malazeze

Publikuar

Gjatë kësaj darke të dyja palët kanë biseduar për rrjedhën e deritanishme të këtij cikli kualifikues për të dyja kombëtaret, si dhe për zhvillimin e futbollit në të dyja vendet fqinje.

Delegacioni malazez u shprehën të mahnitur me zhvillimin e hovshëm të Kosovës, si në aspektin e futbollit e po ashtu edhe në ndryshimin e gjërave për të mirë në infrastrukturën e kryeqytetit që nga koha e paraluftës.

Të dyja palët uruan njëra – tjetrën për lojë korrekte në ndeshjen e nesërme, derisa në fund u shkëmbyen edhe dhurata.

Ndërkohë, të hënën, në orën 11:30, presidenti i FFMZ, Dejan Saviçeviq me delegacionin e tij dhe me krerët e FFK-së do të bëjnë homazhe tek varri i legjendës, Fadil Vokrri. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK